Berisha: Paketën e dhembshurisë e paraqitëm edhe para 15 muajsh, por u refuzua në mënyrë kategorike në Kuvend

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët u shpreh se paketën e dhembshurisë, që ai e paraqiti dhe mbrojti në komisionet parlamentare, u refuzua kategorikisht nga Kuvendi 15 muaj më parë.

Berisha ka theksuar se tani, programet e ngjashme po paraqiten në fushatë elektorale nga forca të tjera politike, që sipas tij, kanë kopjuar propozimet e opozitës për t’i dhënë fund një situate të vështirë, përfshirë korrupsionin dhe pasigurinë ekonomike.

“Tani, programet paraqiten në fushatë elektorale, por paketën e dhembshurisë, thelbin e saj, ne e paraqitëm edhe para 15 muajsh dhe ne e mbrojtëm në komisionet parlamentare.

Por ajo u refuzua në mënyrë kategorike.

Natyrisht çdo forcë politike, programin e qeverisjes e paraqet para dhe gjatë fushatës elektorale.

Forca tjetër politike, siç e shihni, pa program, me duar në xhepa, u detyrua të kopjojë, pasi e pa që shqiptarët nuk e pranuan më, e refuzuan paraqitjen e tij me banorët e parkut zoologjik dhe të pellgjeve, u kthye duke kopjuar programin tonë se nuk ka çfarë të thotë.

Këtë mund të them lidhur me pyetjen tuaj.

Janë plotësisht të përllogaritura të gjitha dhe do realizohen 100 përqind.

Kjo është një gjë e sigurt.

Po të thoni, do u them një moment, shumë flitet për korrupsionin, po korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave.

Në qoftë se nuk do kishte korrupsion, do kishim sot djegësin e Tiranës, i cili do ishte i fuqishëm për të djegur të gjithë mbetjet e Shqipërisë së mesme, jo vetëm të Tiranës. Mirëpo aty nuk ka tullë. Atë e hëngri korrupsioni.

Në qoftë se nuk do kishim korrupsion, nuk do vdisnin të sëmurët për mungesë ilaçesh siç ndodh çdo ditë tashmë. Dhe njeriu, që e ka detyrë personale si kryeministër, që ato të mos mungojnë, lan duart e thotë po janë krime kundër njerëzimit. Sikur ia bën opozita dhe jo ai vetë.

Korrupsioni plaçkit, grabit paratë e atyre ilaçeve.

Korrupsioni është faktor kryesor i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria se këta mbeten me pensione të ulëta, me rroga të ulëta.

Po marrim rënien e kursit të euros. Sigurisht që buxheti i shtetit, qoftë edhe duke marrë kredi, duhet t’u përgjigjej këtyre eksportuesve, se këta eksportues janë punësuesit kryesorë. Punësonin dhjetëra mijëra punonjës. Ishin dhjetëra mijëra familje që ushqeheshin. Ata ranë njëra pas tjetrës dhe njerëzit ikin, ikin ikin. Dhe kjo krijon një pasiguri të madhe në vend.

Imagjino tani qindra mijëra prindër, gjyshër, që u largohen fëmijët e tyre, që u largohen fëmijët e tyre në çfarë pasigurie mbeten ata këtu në vetminë e tyre.

Dhe pse u ikin? U ikin sepse ata nuk i mbajnë dot me pensionet e tyre, u ikin sepse nuk kanë vende pune.

Pra është gjithë kjo situatë që do të ndryshojë me shpejtësi të madhe.

Me zero tolerancë ndaj korrupsionit, zero tolerancë ndaj krimit. Dhe ata të harrojnë se mund të lajë kush pare në ndërtim.

Atje ku janë, do i kapim dhe do i sjellim këtu, para ligjit, siç e kemi provuar atë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …