Kokalari: Shqipëria shtet sovran, nuk mund t’i imponosh një lider me urdhër!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ishte një nga folëset në Kuvendin Kombëtar të demokratëve.

“Shqipëria është një shtet sovran dhe i tillë do mbetet. Lulzim Basha dhe u kontrollua dhe u këshillua në vetëvrasje politike. Fatkeqësia e tij ishte bekimi ynë.

Shqipërisë nuk mund t’i imponosh një lider me urdhër nga elementët e huaj, sepse ne jemi pasardhës të Gjergj Kastriotit, kjo është tokë e ilirëve dhe jemi njerëz të besës dhe kanunit. Fatkeqësisht kjo mikpritje merret për dobësi ndonjëherë dhe abuzohet deri në pikën kur ne jemi të detyruar t’u tregojmë vendin miqve problematikë.

Besnikëria jonë i përket Amerikës dhe jo interesave të veçanta. George Soros është armik i Amerikës dhe i vlerave të saj. Ai është armik i vlerave themeltare mbi të cilat është krijuar Amerika. Çdo tentativë për të cenuar opozitën në një vend pritës, cenon interesin e amerikanëve pasi ata janë kundër ndërhyrjeve në shtetet e tjera. Mos besoni se këto ndërhyrje i bëjnë në emër të Amerikës.

Më vjen turp kur shoh nivelin me të cilin përfaqësohet Amerika, por edhe ku ishte katandisur PD-ja e vlerave konservatore.

Për ata që më akuzojnë se kam ndihmuar për një karrige, u kam thënë se nuk jam njeri i karrigeve, por jam elektron i lirë. Prandaj u them se nuk do jem pjesë e Këshillit dhe as e Kryesisë.

Nëse Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur dhe Sali Berisha nuk do të ishte bërë non-grata.

Për herë të parë në 100 vjet me miqësinë me Amerikën, shqiptarët kanë humbur besimin te ajo. Amerika mbetet e njejtë, lojtarët kanë ndryshuar. Ashtu siç amerikanët po bëjnë durim derisa të largohet administrata false e Biden, ju bëj edhe ju thirrje për durim”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply