Lideri i opozitës, Sali Berisha në takimin me të deleguarit politik dhe kryetarët e partive, ka folur edhe për fushatën e kundërshtarit politik. Berisha theksoi se, në Tiranë grupi armiqësor i listës së PS është ‘grupi Xhafaj’.
“Nga Gjirokastra në Tropojë, socialistët, Edi Ramën e njohin si njeriun më të pabesë, që i hedh një nga një bashkëpunëtorët e tij dhe kjo është e vërtetë.
Erion Veliaj e meritonte, ua them unë 100 përqind atë, nuk ka asnjë diskutim. E meritonte plotësisht, por të implikohet e gjithë kupola e partisë pasi ai ishte burgosur dhe arrestuar, të politizojë në këtë shkallë një akt të tillë, kjo është dëshmi, është tipar i ekstremit të majtë, i forcave politike të ekstremit të majtë ose i mafiozëve.
Tani u arrestua, ishte në gjykim, ky merrej me statuset e tij. Absolutisht po. Ky i çonte Ulsiun, organizonin truk pas truku vetëm e vetëm se si ta shpërbënin totalisht në mënyrë që të mos denonconte.
Por natyrisht socialistët këto i kanë kuptuar që ai listën që ka në Tiranë, i ka armiq.
Grupi Xhafaj është grupi armiqësor.
Po, haptas. Është grupi armiqësor.
Se këta në këto koncepte ecin.
Po kjo situatë është kudo, në të gjitha qarqet.
Në garë është bota e krimit.
Ndaj dhe misioni ynë bëhet çdo ditë e më i rëndësishëm.
Secili nga ne duhet ta ketë të qartë se fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve.
Aftësia jonë për të ndërgjegjësuar qytetarët për programin që paraqesim para shqiptarëve është vendimtare.
Dhe unë u them juve që ky është programi më i mirë që është hartuar ndonjëherë për shqiptarët dhe për Shqipërinë.
Fitorja kalon në fuqinë tonë organizative.
Fuqinë organizative të fushatës, fuqinë organizative të ditës së votimit, të qendrës së votimit”, tha Berisha.
Gazeta RD