Bardh Spahia, në një prononcim për mediat jashtë dyerve të SPAK, u shpreh se mendimet e tij shkojnë për ata katër të rinjtë që humbën jetën në qytetin e Shkodrës, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë, 34 vjet më parë.
Ai shtoi se mendimet e tij shkojnë sot për familjarët e 2 prillit, për familjarët e 100 të plagosurve dhe për tërë popullin e Shkodrës, duke përkujtuar një prej datave më të rëndësishme për qytetin. Spahia theksoi se, pavarësisht se nuk mundi të ishte prezent për të përkujtuar këtë ditë në Shkodër, ai ishte i angazhuar në SPAK për çështje të tjera.
“Mendimet e mia shkojnë për ata katër të rinjtë që humbën jetën në qytetin e Shkodrës, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë, 34 vjet më parë, për familjarët e 2 prillit, për familjarët e 100 të plagosurve dhe për tërë popullin e Shkodrës, duke përkujtuar një prej datave më të rëndësishme për popullin shkodran.
Sot nuk munda të jem prezent për ta përkujtuar në Shkodër, edhe pse isha një ish-pjesëmarrës në atë protestë, por mu desh të isha në SPAK.
Për fat të keq, edhe një herë shqiptarët kërkojnë mbrojtjen e votës së tyre dhe shkëputjen e krimit nga shteti, i cili ka kapur çdo zyrë të tij. Po atyre kriminelëve të 2 prillit, sot drejtojnë qeverinë.
Sot shqiptarët po kërkojnë mbrojtjen e votës së lirë, mbrojtjen e vetes së tyre dhe shkëputjen e krimit nga shteti që sot ka kapur gjithçka.
Kjo e sotmja ishte një formalitet i Gjykatës për ta dërguar çështjen time në gjykim. Sigurisht, unë nuk pranova gjykimin e shkurtuar, por kërkova gjykim normal, i bindur se kjo është një padi e përgatitur në zyrat e PS-së, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje e korrupsion, ndaj të cilit kontrolli i latë i shtetit ka bërë një lidhje dhe ka kërkuar shkarkimin e tij për abuzime. Sot, ky person përdoret për të ngritur padi ndaj meje”, tha Spahia.
Gazeta RD