Turqit bojkotojnë qendrat tregtare që kanë lidhje me Erdoganin

Protestuesit turq kanë filluar një bojkot të gjerë ndaj bizneseve që kanë lidhje me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si pjesë e një proteste të organizuar ndaj politikave të tij dhe menaxhimit të situatës politike dhe ekonomike në vend.

Ky bojkot ka marrë përmasa të konsiderueshme, duke u shtrirë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë kompani të mëdha dhe lokale që janë të lidhura drejtpërdrejt me administratën e Erdoganit.

"Liri për Imamoglun" - shpërthejnë protesta masive në Turqi kundër arrestimit të rivalit politik të Erdoganit, mijëra njerëz në rrugë

Së fundi, janë publikuar pamje të shumta nga qendra tregtare, të cilat po duken si ‘fantazma’ për shkak të mungesës së klientëve.

Në disa prej këtyre qendrave, mund të vihen re hapësira të mëdha pa vizitorë, duke krijuar një atmosferë të pazakontë, ku dyqanet dhe bizneset janë pothuajse të zbrazura.

Një shembull i tillë është një qendër tregtare që shihet pothuajse e zbrazur, pasi shumë klientë kanë zgjedhur të bojkotojnë vizitat dhe të qëndrojnë në shtëpi, si formë proteste ndaj politikave të qeverisë aktuale.

Ky fenomen ka shkaktuar shqetësim tek disa pronarë biznesesh, të cilët po përpiqen të përballojnë pasojat ekonomike të këtij bojkoti masiv.

About Redaksia

Check Also

Senati miraton uljen e madhe të taksave të Trump, “ligji i madh dhe i bukur”

Senati amerikan ka miratuar të ashtuquajturin ”projektligji i madh dhe i bukur” të presidentit Donald …