Paloka: Nuk ka asnjë investim në bujqësi e infrastrukturë në Baldushk! 11 maji, betejë për jetë a vdekje!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka shprehu rëndësinë që kanë zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në takimin me banorët e Baldushkut në Tiranë, ku PD prezanton programin për Bujqësinë, Paloka tha se përgjatë 12 viteve në pushtet, PS nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë apo në bujqësi për këtë zonë, duke e degraduar atë nga viti në vit.

“I keni dhënë rëndësinë e duhur një çështjeje që për shqiptarët është çështje jetë a vdekje. 12 vite më mirë se ju, askush tjetër se ka provuar çdo të thotë diktatura e re që po vjen. Rruga që bëmë, është rruga e ndërtuar më 2009 nga PD, asnjë investim tjetër s’është bërë në këtë zonë me ardhjen e rilindjes në pushtet. Asnjë investim në infrastrukturë e te fermerët, persekutim dhunë e korrupsin, kjo ka ndodhur.

E dini çka ndodhur për financimet në bujqësi, paratë e tërmetit. Në vend të financimeve për fermerin, kanë ndarë paratë një tufë banditësh që sot administrojnë këtë zonë. Beteja e 11 majit, betejë për jetë a vdekje. S’mund të lejojmë të vijojë kjo gjendje. Që fëmijët tanë, intelektualët të largohen nga vendi. S’mund të lejojmë të braktiset vendi, se disa kokrra si ai në krye të qeverisë, e disa banditë duhet të jetojnë në luks.

48% jetojnë në varfëri, ndërsa Rama ndërton parqe për vete, kopshti Eden në kryeministri 5 mln euro. Shëtit në botë me charter, a thua është sheik e jo kryeministri i vendit më të varfër në botë. Shkon me madamën e tij për masazhe e relaks në pika turistike. Me të gjitha këto, janë para që u vidhen çdo ditë.  Edhe në këtë moment, kjo qeveri po na vjedh”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …