Kullat që do të ngrihen mbi stadiumin Selman Stërmasi

Fotot më poshtë janë projektet që i janë prezantuar këtë të premte kryeministrit Rama në garën për rijetëzimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ish Dinamo si dhe zonën përreth tij. Faza finale e garës do të ketë pesë studio, ku tre fituesit do të kalojnë në fazën tjetër dhe një mes tyre do të fitojë.

Korporata e Investimeve Shqiptare kishte hapur zyrtarisht garën për rindërtimin e stadiumit në fillim të këtij viti.

Projekti i investimit realizohet sipas modelit të Arena Kombëtare ku Korporata dhe Bashkia Tiranë japin pronën që kanë në dispozicion dhe ku ata që përfitojnë kullat rinovojnë edhe stadiumin. Por nga fotot e projekteve të paraqitura duket se do të zhduket edhe një pjesë e aneksit sportiv para stadiumit i cila ka qenë fushë futbolli.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse nuk i sekuestrohen pasuritë?/ Lidhjet e baronit të drogës Ervin Mata me deputeten e PS

Pas 10 vitesh i paprekur nga policia dhe drejtësia shqiptare, pas më shumë se 2 …