Berisha: Ky program do të transformojë jetën në çdo qytet dhe fshat të këtij vendi

Në fund të fjalës së tij me banorët dhe simpatizantët e degës numër 2 të PD në Tiranë, Berisha u shpreh se, programi i PD-së do të transformojë jetën e çdo shqiptari, si në fshat edhe në qytet.

“Ndaj, dhe ju ftoj këtë muaj, këtë energji, këtë optimizëm, këtë besim që keni ju tek fitorja e 11 majit, fitorja e merituar, ta transmetoni tek çdo i njohur, tek çdo qytetar te trokisni në zemrën e tij me programin e PD.

Dhe ju garantoj se, ky program, përveçse premtimeve tjera, do të transformojë jetën në çdo qytet dhe fshat të këtij vendi. Ju jeni në kryeqytet këtu, me një infrastrukturë të botës së tretë. Pa ujë, apo me ujë 2-3 orë, në 24 orë. Me rrugica të copëtuara, të paasfaltuara. Me rrjet elektrik të pasigurtë, pa shkolla, pa kopshte.

Ju jeni 60-70 mijë banorë. Kërkesat tuaja janë shumë më të mëdha. Në kundërshti me kushtetutën ju kanë marrë çdo vit taksë për arsimin dhe shkollat nuk i kemi.

Një grabitje e paskrupullt.

Ju siguroj se, taksa nuk do paguani ju kurrë, sa të jetë PD në pushtet, jashtë kushtetutës.

Biznesi i vogël nuk do mund të tatohet kurrë nga bashkia, më shumë se 1% të xhiros, shkon e 10 ndonjëherë. Të harrojë, do i bëjmë ligjin.

Energjia, do shitet me 7 lekë. Do përgjysmohet tarifa e ujit.  Dhe në këtë mënyrë ne bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm, e bëjmë Shqipërinë një vend që ecën drejt begatisë. Me pastrimin e shtëpisë e bëjmë një vend të sigurt, transparent, me projektet e tjera për energjinë, hajtekun, e bëjmë një Shqipëri Madhështore, siç e duan të rinjtë shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lëvizje brenda socialistëve/ Malaj: E mbështes Spiropalin nëse ndahet nga Rama

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania debatet e brendshme …