Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar një tjetër skandal të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, pasi denoncoi se si digjen hapur mbetjet në qytetin bregdetar, duke krijuar ndotje mjedisore.
Në postimin e tij në Facebook, Malltezi thekson se kryetarja e bashkisë përçmon banorët e Durrësit të ri, duke i quajtur ‘ata që jetojnë buzë kanalit të bretkockave’.
Postimi i plotë
Kryetarja në detyrë e Bashkisë Durrës Emirjana Sako ka 4 vjet qe ju ka prish shtepite banorëve që jetojnë në rrugën “Azem Hajdari” në Durrës, dhe tani i percmon! Rikonstruksioni zvarritet prej 4 vitesh, por ca te verteta mund ti themi:
- Impianti i trajtimit te ujeave te ndotura ne Durres u inagurua nga Berisha dhe Olldashi ne Prill 2013
- Ka 12 vjet qe hajdutet qe vjedhin Durresin as nuk kane bere kanalizime ne tokesore dhe as nuk kane lidh kanalin siperfaqsor ne rr. Azem Hajdari me impiantin
- Sako ka qene drejtoreshe e sherbimeve publike pra edhe e kanalizimeve te ujrave te zeza dhe trajtimit te mbetjeve urbane por situata edhte trishtim
- U shpall emergjence per mbetjet urbane por u be vetem qe te cojne cdo vit 20 miljon euro tek mafia e inceneratoreve se 0 zgjidhje
- Durresi ka Impiant te ujrave te zeza qe degradon prej 12 vitesh se as nuk mirembahet dhe as nuk eshte lidhur me kanalet dhe i vetmi qytet ne ballkan qe kur shkon tek varrezat mund te mbytesh nga era e rende e ujrave te zeza.
Kanali i hapur i ujërave të zeza në rrugën e “Azem Hajdari” nuk sistemua ndonëse nga buxheti i shtetit janë alokuar miliona euro dhe ky kanal është kthyer në një bombë ekologjike që rrezikon gjithë qytetin dhe alarmi i ngritur nga KLSH dhe komisioneri për diskriminin ka rënë në vesh të shurdhër.
Në prill rë 2020 në cilësinë kreut të Departamentit të Mjedisit në PD kam denoncuar masakrën mjerisore në rrugën “Azem Hajdari” dhe rrezikun i kanasej qytetit bregdetar. Në atë kohë Emirjana Sako sapo ishte emëruar nënKryetare e Bashkisë Durrës, teksa për vite me radhë ajo kishte mbajtur postin e drejtoreshës Përgjithshme e Shërbimeve dhe Punëve Publike në Bashkinë e Durrësit, pra përgjegjëse për këto kanalet e bretkockave.
Janë mbi 10 kanale të hapura në zonën e Durrësit të ri, Spitallë e Shkozet që janë në këtë gjendje dhe nuk janë sistemuar nga ana e Bashkisë dhe AKUM, ndonëse janë lëvruar miliona euro.
Rreth 50 mijë banorë të Durrësit të ri falë Emirjana Sakos dhe Vangjush Dakos bashkëjetojnë me kanalet e hapura të ujërave të zeza ose “kanalet e bretkockave” siç i cilëson Emirjana Sako dhe kjo e ekspozon përballë përgjegjësise penale.
Gazeta RD
