Narkopolicia ka filluar ushtrimin e dhunës dhe terrorit ndaj drejtuesve të partive opozitare, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Nga një video e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, dallohet se si Adriatik Alimadhi, Kryetar i Ballit Kombëtar është dhunuar në ambientet e një lokali në Tiranë në orën 21:00 mbrëmjen e sotme.
Pamjet tregojnë dhunën e ushtruar ndaj tij nga më shumë se dy efektivë të narkopolicisë, të cilët dukshëm e tërheqin nga ambientet e brendshme të lokalit, drejt makinës së policisë.
Ende nuk kemi reagim nga ana e Policisë së Shtetit, se përse është dhunuar kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi dhe cila është arsyeja e shoqërimit të tij në komisariat.
Gazeta RD