Berisha me bizneset te Njësia 8: Gjobat e vendosura me arbitraritet do të falen! Përgjysmohet tarifa e ujit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takime të shumta me qytetarët, dhe tregtarët e bizneseve të vogla tek ish-Uzina ‘Dinamo’.

Gjatë bisedës me tregtarët e bizneseve të vogla, kryedemokrati Sali Berisha u ka shpjeguar atyre programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’ për biznesin e vogël dhe lehtësirat që do të ju krijojë qeverisja pas fitores në 11 maj.

Berisha: Çfarë kemi ne për biznesin e vogël. Do ta blini energjinë me 6 lek. Tarifat e ujit do të përgjysmohen. Taksat e shumta që vendos bashkia mbi ju, tarifat nuk do të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros. Sot i keni 8 apo dhe 10% të xhiros. Jo nuk do jenë. Gjobat do të falen. Gjobat e vendosura me arbitraritet nga këta plaçkitës do të falen.

Ne e konsiderojmë të një rëndësie shumë të madhe, suksesin e biznesit të vogël. Suksesi juaj është mëkëmbje për ju, është punësim për shoqërinë dhe shtetin shqiptar’, tha kryedemokrati Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e banorët e degës 8.

Berisha premtoi edhe uljen e taksave vendore për bizneset.

“Do të ulim nga 1500 në 120 tarifën e hapësirës publike, aq e keni pasur. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin”, tha më tej kryedemokrati.

About Redaksia

Check Also

Situatë dramatike në Gramsh! Zjarri del nga kontrolli, banorët mbeten të bllokuar! Dyshohet për viktima

Në fshatin Kullollas dhe Bletës të Gramshit zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe po djeg …