Ekstradohet nga Italia anëtari i bandës së ish-deputetit të PS

lia Ndoka, 50-vjeçari, i cili u ekstradua sot (7 prill) nga Italia është anëtar i bandës së ish deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

  1. Ilia Ndoka

50-vjeçari u arrestua në Itali në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale, ku ishte edhe grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Ilia Ndoka ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ndoka ishte subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.

Ai akuzohet se ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, ish-deputetin socialist Arben Ndoka, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka.

Sipas hetimeve, Ilia Ndoka kishte hyrë në marrëveshje edhe me grupe kriminale të njohura si “Avdylajt” në Shijak, grupi i Ervis Martinajt, grupi i Shullazit, si dhe me persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …