Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ’arrest në shtëpi’ sërish për prdtestuesin Sokol Bushkolaj, i cili mbahet nën këtë masë prej afro 1 viti.
Nga Dhoma Penale, avokatja Adriana Kalja tha se është e papranueshme që prej 6 muajsh prokurorja e çështjes, Esmeralda Keshi nuk ka sjellë asnjë fakt të ri penal për protestuesin që të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tij.
Kalaja tha se në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, do të kërkohet zbutje e masës së sigurisë për protestuesin në ‘detyrim paraqitje’, pasi është e papranueshme që për abuzuesit e parave publike, siç është incineratori, Teatri Kombëtar, 5D dhe afera të tjera, të mbyllet dosja dhe të amnistohen personat përgjegjës.
“Një protestues ka që më 1 qershor, gati një vit që më parë ishte në arrest shtëpie e pas veprimeve arbitrare të Prokurorisë Tiranë të prokurores së çështjes, Esmeralda Keshit, që ka mbyllur dosjen 184 dhe për bashkëshortin e saj të lidhur me këtë dosje, ka bërë që protestuesi për një periudhë mbi 6 muaj ndodhet në arrest shtëpie.
Gjykata pranoi afatin e shuarjes së masës, paraqitëm, të gjitha faktet e provat që për këtë periudhë, veçse prokuroria të vërtetojë akuzat e ngritura, s’ka gjetur fakt të ri për Sokol Bushkolajn, pas pretendimeve tona, jemi para faktit që protestuesi largohet nga ambientet e paraburgimit. Treguam edhe sot mund të kishte dhe një masë më të lehtë, për detyrim paraqitje. Ne do të kërkojmë në Apel heqjen e masës dhe rikthimin në ‘detyrim paraqitje’.
Një protestues dhunohet nga pikëpamja morale, psikologjike, familjare, baba i papunë, dhe nga ana tjetër abuzuesit me miliona taksa të qytetarëve të Tiranës e jo vetëm, amnistohen e çohen për gjykime me akuza më të lehta dhe u mbyllet dosja në kohë rekord. Është momenti i duhur që PD ta çojë deri në fund kauzën që ka, rikthimin e shtetit ligjor të së drejtës”, tha Kalaja.