Në foton e ndarë në rrjet, Garo është me drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela dhe të dërguarin nga LaCivita, Philip Griffin.
Griff, mësohet se ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh.
‘3 amerikanët në shtabin e fushatës!’, shkruan Garo.
Kujtojmë që Partia Demokratike do të hapë fushatën elektorale më 11 Prill, në një organizim madhështor në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Pjesë e kësaj ceremonie, lideri i PD, Sali Berisha ka bërë të ditur se do të jetë edhe vetë strategu Chris LaCivita.
Gazeta RD