Këlliçi denoncon skandalin zgjedhor: Punonjësve të UKT u është refuzuar paga e plotë për tre muaj

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi një tjetër skandal zgjedhor, ku punonjësve të UKT u është refuzuar paga e plotë për tre muaj, duke u reduktuar me 40 mijë lekë.

Ai theksoi se kjo është një veprim i paligjshëm dhe arsyetohet nga nevoja e qeverisë për të paguar rroga fiktive për militantët para zgjedhjeve.

Këlliçi kërkoi që ky turp diskriminues dhe antiligjor të marrë fund, pasi dëmton jo vetëm punonjësit, por edhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Postimi

Tjetër skandal zgjedhor, punonjësit e UKT nuk marrin shpërblim për shtesat.

Prej tre muajsh punonjësve të UKT-së në mënyrë të paligjshme u është refuzuar paga e plotë, duke e reduktuar atë me 40 mijë lekë.

Arsyet s’mund t’i kërkojmë askund tjetër përveçse në “nevojën” qeveritare dhe partiake për të paguar rrogat fiktive të militantëve para zgjedhjeve, dhe e gjithë kjo në kurriz të faturuesve dhe punëtorëve të thjeshtë.

Ky turp diskriminues dhe antiligjor duhet të marrë fund. Administrata e UKT dhe të gjitha institucioneve të tjera nuk mund të përdoret si hambar votash.

Pasojat për këto praktika antidemokratike i vuajnë qytetarët, jo vetëm nga abuzimi me buxhetin dhe gërryerja e demokracisë por edhe drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit që marrin në infrastrukturë dhe shërbime

Image

About Redaksia

Check Also

Rama sulmon Bashkimin Europian në “Politico”/ “Ka bërë një gabim të madh dhe serioz me Rusinë”

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse …