Eurodeputeti: Rama blen votat, manipulon listat! Duhet të mbikqyrim fushatën e 11 majit!

Problemet me demokracinë, situata e kriminalitetit, pastrimi i parave, përdorimi i pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri ishin object diskutimesh në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Eurodeputeti Riho Terras theksoi nevojën e mbikqyrjes së fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit pasi blerja e votës, manipulimi i listës së zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve shtetëtore, nuk është asgjë e re për qeverinë socialiste që është në qeveri.

“Ne duhet të diskutojmë se si në javët e ardhshme të mbikëqyrim fushatën elektroale dhe zgjedhjet nga shumë afër, sepse ka një numër praktikash shqetësuese, nga zgjedhjet e kaluara.

Dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e demokracisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht tani pranë zgjedhjeve.

Përderisa ka shqetësime serioze, ne nuk duhet që ti neglizhojmë ato, por duhet që të ndihmojmë Shqipërinë që të zgjidhë këto shqetësime.

Ne duhet të diskutojmë se si në javët e ardhshme të mbikëqyrim fushatën elektroale dhe zgjedhjet nga shumë afër, sepse ka një numër praktikash shqetësuese, nga zgjedhjet e kaluara.

Blerja e votës, manipulimi i listës së zgjedhësve dhe përdorimi i burimeve shtetëtore, nuk është asgjë e re për qeverinë socialiste që është në qeveri.

Për vendin kandidat për në BE, kjo nuk është rruga e duhur për të shkuar në zgjedhje, pasi ka dhe probleme me korrupsionin.

Bazuar në raportet e Komisioni Europian të viteve 2023-2024, niveli i lartë i korrupsionit është shqetësues dhe problemi nuk është adresuar siç duhet nga politika dhe nuk është luftuar siç duhet nga mekanizmat ligjorë.

Si mundet që BE-ja dhe institucionet e saj të shtyjnë qeverinë që të respektojë termat bazikë të zbatimit të ligjit dhe si mundet që këto institucione të inkurajojnë vendin të luftojë korrupsionin.

Dua të pyes se cilat janë gjërat që kemi ne në dorë tani para zgjedhjeve, dhe jo ti diskutojmë këto gjëra më pas”, tha eurodeputeti Riho Terras .

About Redaksia

Check Also

Trump me Melonin për të ndryshuar Europën

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Është një person …