PS zyrë elektorale e pranë KZAZ-së në Delvinë, PD i kërkon KQZ-së të ndërhyjë

Partia Socialiste vijon me shkeljen e Kodit Zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, këtë radhë në qytetin e Delvinës, duke hapur zyrë elektorale brenda perimetrit që lejohet, në afërsi të KZAZ-së Nr. 89.

Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ një kërkesë për ‘Heqjen e materialeve propagandistike të Partisë Socialiste në zyrën zgjedhore pranë KZAZ-së Nr. 89 në qytetin e Delvinës’.

Në kërkesën, PD thekson se ‘dukshëm vendimi Nr. 400 datë 04.04.2025 i KQZ nuk është zbatuar fare nga PS dhe përgjegjësi duhet të mbajë gjithashtu Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake’.

Kërkesa e Partisë Demokratike për KQZ:

Partia Demokratike

KOALICIONI

PARTIA DEMOKRATIKE – ALEANCËA PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE

Tiranë, më 10 Prill 2025

Lënda: Kërkesë për Marrjen e Masave Administrative dhe Ligjore për Mos-Zbatimin e Vendimit të KQZ-së Nr. 400, datë 04.04.2025, për Heqjen e Materialeve Propagandistike të Partisë Socialiste në Zyrën Zgjedhore pranë KZAZ-së Nr. 89 në Qytetin e Delvinës.

Nga: Z. Franci NURI, përfaqësues ligjor i PD dhe i Koalicionit PD-ASHM në KQZ.

Baza Ligjore: Kodi Zgjedhor i RSH; Udhëzimi Nr. 6/2021 i KQZ; Kodi Penal i RSH.

Drejtuar: Z. ILIRJAN CELIBASHI, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

I nderuar z. Komisioner,

Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e mos-zbatimit nga ana e subjektit Partia Socialiste e vendimit Nr. 400, datë 04.04.2025, për Heqjen e Materialeve Propagandistike të Partisë Socialiste në Zyrën Zgjedhore pranë KZAZ-së Nr. 89 në Qytetin e Delvinës.

Sot më datë 10.04.2025, në orët e paradites, jemi informuar nga zyrtarët e PD në Delvinë se kjo zyrë elektorale e PS jo vetëm nuk i ka hequr materialet propagandistike, sic u urdhërua nga vendimi i KQZ, por kanë shtuar aty edhe materiale të fletës së votimit ku tregohet qartë cilin të votojnë! Vendimi Nr. 400 datë 04.04.2025 ka hyrë ne fuqi menjëherë, duke ngarkuar për zbatimin saj Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake Delvinë. Nën ajo datë kanë kaluar thuajse 1 javë bashkë me afatin 3 ditor për ankimim. Nëse do të kishte tone nga pala ankuese në KAS ndaji ketij vendimi. Bashkëngjitur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.

Nga kjo situatë, mund te ngrejmë pikëpyetje nëse, nga veprimet dhe mosveprimet, mund të jetë favorizuar Partia Socialiste ne pushtet.

Në këto kushte, kur dukshëm vendimi Nr. 400 datë 04.04.2025 i KQZ nuk është zbatuar fare nga subjekti në fjalë, përgjegjësi duhet të mbajë gjithashtu Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake. Ndaj, për të sqaruar ngjarjen dhe shmangur raste të ngjashme në të ardhmen, kërkojmë nga KQZ:

1) Referimin në Prokurori te rastit ne fjale nga ana e Policia se Shtetit dhe asaj Bashkiake;

2) Nisjen e një hetimi administrativ urgjent për të kuptuar arsyet pse vendimi i datës 04.04.2025 nuk është zbatuar brenda një afati të arsyeshëm.

Duke ju falenderuar,

PËR KOALICIONIN “PARTIA DEMOKRATIKE – ALEANCA PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE – ASHM”

Përfaqësuesi i Ligjor i Koalicionit në KQZ

Franci NURI

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Pas kallëzimit në SPAK, njerëzit e Ballukut në Fier hoqën kompjuterat nga zyrat

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gament Bardhi kallëzoi ditën e sotme në …