Bardh Spahia: Programi i PD nxjerr vendin nga kriza!

Qytetarët dhe përfaqësuesit e biznesit nga sheshi Demokracia në drejtim të Rusit, ishin në fokus të takimeve që zhvilloi kandidati për deputet i partisë demokratike Bardh Spahia.

Gjatë bashkëbisedimit me këto të fundit, Spahia u njoh me sfidat dhe vështirësitë që janë krijuar në këto 12 vite nga keqqeverisja e Edi Ramës, ndërsa prezantoi programin e Partisë Demokratike të 100 ditëve të para të qeverisjes.

Me një plan konkret për zhvillim ekonomik, lehtësim fiskal dhe një qeverisje të ndershme e afër njerëzve situata do të ndryshojë tha ai, ndërsa mori mbështetjen e qytetarëve.

Duke i ftuar të votojnë nr.1 dhe PD – Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Spahia garantoi se pas 11 Majit, Shkodra dhe Shqipëria do t’i kthehen normalitetit dhe qytetarët do të jenë të parët.

About Redaksia

Check Also

Të rinjtë nisin protestat para SPAK/ “Heshtja nuk është provë pune”

Për të tretën ditë radhazi, një grup të rinjsh kanë zhvilluar një protestë simbolike përpara …