Lika: Sali Berisha përfaqëson të gjithë qytetarët e ndershëm, po na udhëheq drejt fitores

Pensionistja, Liljana Lika, theksoi se lideri i opozitës Sali Berisha përfaqëson të gjithë qytetarët e ndershëm shqiptarë. Ajo tha kandidatët për deputete të koalicionit PD-ASHM janë ata të cilët mund të bëjnë më të mirën për pensionistët në vend

“Shumë mirënjohje nga zemra e shumë demokratëve shumë shqiptarëve të ndershëm. E ku ka më mirë të gjendem ndonjëherë, unë pensioniste me profesion arsimtare të dilja në këtë Kuvend të madh, para njerëzve të mrekullueshme, njerëzit që kanë punuar, kanë djersitur, njerëzit që sot janë me thinja. Dhe e pyetën Skënderbeun ku e gjetët këtë forcën, Skënderbue i tha: që e gjeta mes jush. Ndërsa unë them nëse do të pyesja kryeministrin tonë të ardhshëm Sali Berisha ku gjeni këtë forcë, unë nuk do të desha që ta thoshte e gjeta mes jush, por ne e gjetëm tek z. Sali Berisha.

Ishte i vetëm në ‘Rogneri ‘me 2-3 deputetë me 20 vetë. Ja ku jemi sot e gjithë Shqipëria në këmbë. Ja ku na bëri ne ‘delet e humbura’ që sot të jemi të gjithë në këmbë, që nesër të marrim pushtetin, ta marrin demokratët ta marrin njerëzit e ndershëm, ta marrin në dorë këta kandidatë për deputet të cilët mendojnë për thinjat e bardha si për ata që ecin rrugës ashtu dhe për prindërit e tyre. Mos të mendojnë të vjedhin, por të mendojnë për bukën e fukarait atij që lyp, që është nder ti falësh diçka por nder është ti shërbesh familjes së tij si do që të jetë. Është shumë përgjegjësi të flasësh përpara jush në këtë Kuvend dhe përgjegjësi shumë e madhe. Dhe të gjithë së bashku ne do të mbetemi ata dhjetoristët e 90-tës, do të mbetemi ata që luftojmë për brezat e ardhshëm, ne jemi dhe do të mbetemi leva dhe shtysa të rinisë”, tha Lika.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …