CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Këlliçi: Programi i PD, subvencione për studentët e sipërmarrësit e rinj!

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belidn Këlliçi shprehet se prej rinisë kurrë nuk i ka munguar kurrë shpirti i protestës, rebelimi ndaj një sistemi të padrejtë dhe të kërkuarit e një Shqipërie si gjithë Evropa.

Përmes një statusi në platformat sociale, Këlliçi shkruan se prej 12 viteve, të rinjve u ka munguar vëmendja dhe instrumentet politike për të çuar përpara reformat që brezi i tyre kërkon.

Postimi

Të rinjve nuk u ka munguar kurrë shpirti i protestës, rebelimit ndaj një sistemi të padrejtë dhe të kërkuarit të një Shqipërie si gjithë Europa.

Ajo që u ka munguar në 12 vite ka qenë vëmendja, instrumentet politike për të çuar përpara reformat që brezi i tyre kërkon.

Ky brez i inteligjencës artificiale, i mundësive të pamata të zhvillimit personal e shoqëror përballet me paradoksin e jetesës në një sistem që nuk u plotëson asnjë pritshmëri.

Të rinjtë sot kanë nevojë më shumë të dëgjohen sesa t’u japim leksione demokracie.

Partia Demokratike është e ndjeshme ndaj aspiratave, kërkesave dhe dëshirës për ndryshim që të rinjtë kanë.

Për këtë arsye në Programin tonë kemi parashikuar subvencione serioze për studentët, sipërmarrësit e rinj por edhe masa konkrete të modernizimit dhe digjitalizimit me hapin e kohës.

Shqipëria e së ardhmes është Shqipëria e të rinjve!

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …