Berisha: Takimi në Breshia ishte shumëfishi krahasuar me Milanon e mbushur me patronazhistë!

Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideroi takimin në Breshia me diasporën shqiptare atje, si nata me ditën në krahasim me takimin e patronazhistëve të Edi Ramës në Milano.

Duke folur në konferencën e së hënës me gazetarët, Berisha tha se, takimi në Milano i Ramës, ishte finalja e fushatës së tyre, ‘unë me njerëz, ai me klikime të blera’.

Berisha tha se, Partia Demokratike dhe opozita do të bëjë gjithçka që program i saj të bëhet pjesë e mendimit të qytetarëve, e debatit, duket garantuar në mënyrë absolute, se do të zbatohet pikë për pike.

“Dje paradite të gjithë titujt e portaleve të qeverisë dhe medieve hapeshin: sot ndeshja e madhe Berisha-Rama në Itali. Ndeshja u zhvillua. U zhdukën të gjithë titujt se kapitulloi.

Se Breshia ishte shumëfishi, ishte krejtësisht një gjë tjetër, krahasuar me Milanon e mbushur me patronazhistë. Vetëm në Kavaja u numëruan 50 patronazhistë që kishin shkuar atje. Dhe meqë nuk mund të krahasoheshin më të pakrahasueshmet. Dhe ngushëllimi i fundit të tij, Ymeri, shkroi se Rama fitoi betejën me klikime, duke blerë klikime, duke blerë likes.

Kjo ishte finalja e fushatës së tyre. Unë me njerëz, ai me likes. Unë me qytetarë shqiptarë, ai me blerje like-sash për t’i dhënë zemër. Këto ishin ato që unë desha të shtroj se ky është një fillim i mbarë.

Ne do bëjmë gjithçka që ky program të bëhet pjesë e mendimit të qytetarëve, e debatit, duket i garantuar se në mënyrë absolute, pikë për pikë, do zbatohet. Sot unë mbeta shumë i inkurajuar nga diskutimi i sotëm me personat me aftësi ndryshe. I numëruan një nga një të gjitha privacionet që u kanë krijuar.

E vërteta, shumicën i kishin pasur. Por unë nuk u mora me ato që kanë pasur, por u mora me ato që nuk kanë sot dhe i garantova që në mënyrë absolute do i kenë që të gjitha dhe në një nivel krejt të ri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …