Oficerë të BKH kanë zbarkuar në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj në rezidencën “Kodra e Diellit”.
Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit, ndërsa në banesë ndodhet bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe ajo person nën hetim, me masë sigurie “Detyrim paraqitje” në GJKKO.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, me akzuat për korrupsion dhe pastrim parash. Më vonë ndaj tij u shtua dhe një akuzë e tretë, ajo e futjes së sendeve të palejuara në qeli.
Pjesë e dosjes hetimore të Veliajt është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Kontrolli i sotëm nga agjentët e BKH nuk është i pari në shtëpinë e kryebashkiakut tashmë të arrestuar. Në dhjetor të 2024, oficerët e BKH kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt, ndërkohë që ky i fundit nuk ndodhej në banesë.