CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Këlliçi me banorët në Degën 9: Ulëritëse, pensionistët jetojnë me pensione mizerabël!

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka zbritur në terren në takim me qytetarët.

“Eshtë ulëritëse të shohësh se pensionistët jetojnë me pensione mizerabël”  shkruan Këlliçi duke theksuar se temat e programit të PD-së nuk janë koncepte abstrakte të shkëputura nga realiteti, janë ndërhyrje konkrete në jetën dhe ekonominë e çdo qytetari, çdo familjeje.

Angazhimi i PD është i qartë, -shton Këlliçi, -minimumi jetik 200 euro dhe rritja e pensioneve me 20% brenda 100 ditëshit të parë, emergjencë absolute.

“Bashkë me qytetarët në Degën 9, aty ku njerëzit na shprehën mbështetjen e palëkundur por edhe pakënaqësinë e thellë me mënyrën si janë injoruar në 12 vite.

Temat e programit të PD nuk janë koncepte abstrakte të shkëputura nga realiteti, janë ndërhyrje konkrete në jetën dhe ekonominë e çdo qytetari, çdo familjeje.

Është ulëritëse të konstatosh se pensionistët, pas një jete kontribute, jetojnë sot me pensione mizerabël.

Angazhimi i PD është i qartë: Minimumi jetik 200 euro dhe rritja e pensioneve me 20% brenda 100 ditëshit të parë, emergjencë absolute.

Nuk ka dinjitet pa siguri ekonomike, dhe ne jemi të vendosur t’i japim fund neglizhencës ndaj shtresave më të pambrojtura të shoqërisë.

Një shtet që meriton të quhet i tillë kujdeset për njerëzit, jo vetëm me fjalë, por me vepra.

Dhe këtë rrugë do ta ecim së bashku, me qytetarët, për qytetarët”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …