Bardhi në Lushnjë: Angazhimi i rinisë, garancia për fitoren më 11 maj

Drejtuesi politik i PD për Fierin, Gazment Bardhi ka ndarë momentet nga takimi me të rinjtë në Lushnjë.

Bardhi thekson angazhimin dhe pasionin e të rinjve të qytetit për Partinë Demokratike, ndërsa sipas tij, besimi i rinisë tek ndryshimi është një shenjë e fitores së parë dhe ky angazhim, duke trokitur në çdo derë dhe zemër, është garancia për një fitore të madhe në zgjedhjet e 11 Majit.

Postimi

Festë dhe fushatë në Lushnje!

I supermotivuar nga energjia, pasioni dhe përkushtimi i të rinjve të Lushnjës për të punuar për Partinë Demokratike në këto zgjedhje që përcaktojmë sesi do të jetë e ardhmja e tyre.

Besimi i të rinjve tek ndryshimi është fitorja jonë e parë! Angazhimi i tyre për të trokitur në çdo derë e në çdo zemër është garancia për fitoren tonë të madhe në 11 Maj!

Rinia është me PD-në dhe ne do t’i japim zë ndryshimit që ata dëshirojnë dhe meritojnë! Janë 1.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …