Vilma Nushi merr 18 mijë lekë nga taksat e shqiptarëve për një analizë që kushton 7 mijë lekë të vjetra

Përballja ligjore në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë mes ligjvënëses demokrate Albana Vokshi dhe sipërmarrëses Vilma Nushi pas padisë së kësaj të fundit për shpifje, është shtyrë me kërkësë të prokurorit të çështjes.

Edhe pse kishte marrë me vete të gjitha dokumentet që argumentonin abuzimet e sipërmarrëses Vilma Nushi, njëkohësisht e afërme e kryeministrit Edi Rama, deputetja e PD, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat u shpreh se në kontratën koncensionare të lidhur mes qeverisë dhe Vilma Nushit për analizat e chek-up, vetëm për një prej tyre, sipërmarrësja i merr shtetit 18 mijë lekë nga taksat e qytetarëve për një të tillë që kushton 7 mijë lekë.

Në total, theksoi Vokshi, nga 3.9 milion analiza të kryera, shteti I ka paguar biznesmenes Vilma Nushi, 4.3 miliard lekë.

E kam denoncuar që në momentin kur ka qenë duke u hartuar koncensioni, mënyra se si ishte hartur, për t’ia dhënë mikeshës së Edi Ramës. E kam denoncuar që kur u dhanë 111 mijë pagesa chek up që s’ishin kryer fare, e kam denoncuar në Prokurorinë e Përgjithshme që më 2016, e kam kallëzuar përsëri në SPAK kur u krijua dhe me insistimin tim e të opozitës, unë do vijoj ta denoncoj për një nga aferat më abuzive e korruptive në shëndetësi.

Bëhet fjalë për Vilma Nushi që dëshmon një nga modelet se si shëndetësia vihet në dispozivion të sponsorëve të Ramës. Koncension që ka abuzime në çdo hap të tij. Edhe pse s’më lanë të jap provat që kam, prokurori kërkoi ndërprerjëen e  seancës.

Jam sot këtu për të dëshmuar kush ëhstë shëndetësia falsa që Rama premtoi më 2013. Një nga provat që dëshmon abuzimin marramëndës të kontratës së chek upp, Vilma Nushi kishte në kontratë për të ndërtuar 20 laboratorë me akses publik, për të bërë analizat. Jo vetëm, që s’ka bërë 20 Vilma Nushi, por 3 i ka bërë në pronën e saj private dhe pjesën më të madhe 10 prej tyre i ka nënkrontratuar. Ka shkelur kontratën.

Nushi i përdor këto laboratore si prestanome, 50 mijë lekë të vjetra dhe thotë për çdo analizë do të jap 600 lekë pa Tvsh, me Tvsh do të jap 740 lekë. Janë bërë 3.9 mln analiza, me pagesë analizash, shteti i paguan 4,3 mld lekë. Do vijoj herën tjetër për në dt 24 prill. Sot që flasim se afati i chek app ka përfudnuar në mes të janarit dhe Nushi paguhet edhe pse s’ka amendim kontrate. Kemi kallëzuar edhe Nushin, Manastirliun, Ramën e Beqajn, më 11 maj kjo merr fund, marrin fund koncensionet abuzive e korruptive. Çdo para e abuzuar nga ata do t’i kthehet qtetarëve shqiptarë.

Image

Image

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …