Bardeli: Benet Beci, vegël e verbër e Ramës në Shkodër! Shembulli i korrupsionit të institucionalizuar!

Kandidatja e PD për deputete, Greta Bardeli tha në një deklaratë për mediat se, Benet Beci është vegël e verbër e Ramës në Shkodër. Ajo tha se, Beci është shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar!

Bardeli akuzoi kryebashkiakun e Shkodrës, njëkohësisht drejtues politik i PS, si njeriun që vjedh fonde publike, duke ngritur vila me miliona euro, ndërsa i bën karshillëk drejtësisë.

“Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për veglen e verbër të Edi Ramës në Shkodër:

Mos kujto se po i mbani ti me bukë shkodranët!

Nuk je ti që ke ndërtuar ndonjë të ardhme për këtë qytet – je thjesht një përfitues i paskrupullt i pushtetit, një njeri pa shtyllë, që i është përulur çdo qeverie për të ruajtur privilegjet personale.

Shkodra nuk e ka shkruar historinë me njerëz si ti – shkodra ka duruar, por nuk harron.

Demokratët të kanë mbajtur në shpinë ndër vite, ndërsa ti i ke tradhtuar, i ke vjedhur dhe ke shkelur mbi ta pa mëshirë.

Je shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar – i njeriut që ditën për diell ka vjedhur fondet publike, që ka ngritur vila me miliona euro, dhe ende ecën i lirë në sytë e drejtësisë.

A i kanë shpëtuar vërtet syrit të Altin Dumanit vilat e tua?

A ka kaluar pa u parë videoja ku ti ndaje paratë me “Berberin e Ballukes”?

Mos guxo të bësh presion mbi demokratët dhe qytetarët e Shkodrës!

Ti ke ngrënë bukën dhe mundin e tyre – pa turp, pa dinjitet.

Ta kam thënë dhe ta them sërish:

Oret e tua janë të numëruara.

Qesh sot në oborrin e Rilindjes, sepse shumë shpejt, do të përfundosh aty ku përfundon çdo simbol i kalbur i pushtetit të korruptuar – në koshin e harresës politike të Edi Ramës. Shkodra nuk ta ka borxh”, tha Bardeli.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …