CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Noka: Edi Rama e urren Mirditën, më 11 maj do ta përcjellim si pushtues

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë një takimi entuziast me qytetarë dhe demokratë të Mirditës, u shpreh me tone të forta kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi se “Edi Rama e urren Mirditën dhe mirditorët”, duke theksuar se “Mirditorët dinë ta lexojnë librin edhe kur është i mbyllur”.

Noka akuzoi qeverinë për mashtrime të përsëritura, duke thënë se “na premton pasaportë evropiane, ndërsa shqiptarët vuajnë për gjërat më elementare dhe jetike”. Ai shtoi se Rama është sjellë si pushtues për 12 vite dhe se “si pushtues do ta përcjellim më 11 maj”.

Gjatë takimit, kandidatët në garë të Partisë Demokratike dhanë zotimin e tyre para qytetarëve të Mirditës, se me ardhjen e PD në pushtet më 11 maj, do të rikthehet dinjiteti i munguar për 12 vite, sipas tyre, nga “narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama”.

Në fjalën e tyre, ata theksuan se kontributi i vetëm i kësaj qeverie gjatë këtyre 12 viteve ka qenë krimi, droga dhe korrupsioni.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …