CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Diaspora/ Berisha njofton takimin me shqiptarët në Selanik 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Greqi, në datë 27 prill në orën 11:00 në Selanik. Në postimin e PD-së në Faecbook, njoftohet se Berisha do të prezantojë programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Postimi

Të dielën, më 27 prill, në orën 11:00, ‘Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të organizojë një takim me Diasporën shqiptare në qytetin e Selanikut. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, ku do të prezantojë edhe programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Ky takim synon të forcojë lidhjet me bashkatdhetarët jashtë vendit dhe të dëgjojë nga afër shqetësimet dhe propozimet e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria eleminohet/ Strakosha, lojtari më i dobët i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një …