Gjykata Europiane e Auditorëve: Zhduken 7.4 miliardë euro në BE, fonde për OJQ-të

Historiani Aurel Plasari ka bërë me dije se Gjykata Europiane e Auditorëve ka publikuar një raport më 7 prill, i cili zbulon fakte shumë të rënda.
Një nga faktet është që 7.4 miliardë euro subvencione dhënë OJQ-ve nga BE-ja nga 2021-2023 rezultojnë se janë “zhdukur”.
Denoncimi është bërë nga një politikan opozitar francez, sipas të cilit, BE është institucioni më i korruptuar.
“Gjykata Europiane e Auditorëve (European Court of Auditors, ECA), ka publikuar më 7 prill një raport që zbulon fakte shumë të rënda. Një prej tyre është fakti që 7,4 miliardë euro subvencione dhënë OJQ-ve nga Bashkimi Europian nga 2021 më 2023 rezultojnë se – thjesht – “janë zhdukur”.
Nuk gjenden gjurmë për këto miliarda, ka shkruar në raportin e saj ECA-ja. Dhe është fjala për 7,4 miliardë euro që përbëjnë 4% të buxhetit të BE-së.
Politikani opozitar francez që e denoncon bën kujdes t’i kujtojë publikut se këto shuma, afërmendsh, nuk “zhduken” për të gjithë. Nuk ka vend në këto raste teoria e miliarda eurove që “nuk lënë gjurmë”. Ka pra njerëz që kanë përfituar prej tyre dhe kjo e bën BE-në, sipas tij, institucionin më të korruptuar në botë”, shkruan Plasari.

About Krye Redaktor

Check Also

Kriza në marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilët deri vonë …