Problematika me zarfet e diasporës/ PD letër KQZ: Na vini në dispozicion proces-verbalet!

PD i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, ku i kërkon që ta informojë dhe t’i vërë në dispozicion të gjitha proces-verbalet mbi problematikat e konstatuara, lidhur me zarfet për votuesit e diasporës në të 12 qarqet e vendit.

Në shkresën zyrtare të PD, e firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Franc Nuri, kërkohet sqarime rreth problematikave të shumta që po hasen në shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Botë, të cilat sipas PD, u janë raportuar një sërë shkeljesh të standardeve dhe protokolleve të shpallur publikisht nga KQZ, në lidhje me shpërndarjen e zarfeve për votimin e shtetasve nga diaspora përmes postës private.

PD kërkon që të gjitha komunikimet mes KQZ-DHL dhe kompanive të prodhimit të zarfeve dhe nën-kontraktorët e tyre, që nga momenti i konstatimit të problematikave të para e deri më tani, në respekt të transparencës dhe interesit publik, t’u vihet në dispozicion pa vonesë dhe në mënyrë të përditësuar.

About Redaksia

Check Also

Dy kongresmenë të tjerë mbështesin protestat e studentëve/ “Të shqetësuar nga dhuna ndaj protestuesve”

Dy kongresmenët amerikanë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë reaguar lidhur me protestat e fundit …