Shehu në Gjirokastër: Nga 11 Maji, PD do të nisë zbatimin e programit mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Tritan Shehu ka zhvilluar një takimi me gra të këtij qyteti.

“Nga 11 Maji, Partia Demokratike do të nisë zbatimin e programit #Përkrahje200 – një mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare”, shkruan Shehu në një postim në facebook.

Postimi

Sot me Aidën, duke pirë kafen e mëngjesit [☀️] me zonjat e nderuara të këtij qyteti kaq të veçantë.

Nga 11 Maji, Partia Demokratike do të nisë zbatimin e programit #Përkrahje200 – një mbështetje prej 200 euro për gratë kryefamiljare.

Ky është vetëm një hap në drejtim të fuqizimit ekonomik të familjeve shqiptare.

Po ashtu, jemi të përkushtuar në uljen e TVSH-së për produktet e shportës, që çdo familje të ndjejë realisht ndryshimin në jetën e përditshme.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …