Kuvendi i 30 prillit vendosi që zgjedhjet për kryetarin e ri të PD të mbahen më 22 maj, ndërsa sot është hapur në mënyrë zyrtare gara për zgjedhjen e kryetarit.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale
Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:
Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.
Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:
- Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;
- Curriculum Vitae;
- Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.