Doris Pack i kërkon BE-së të reagojë ndaj deklaratave të Edi Ramës

Presidentja e EPP Women dhe ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, ka reaguar e shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Doris Pack ka shpërndarë në rrjetin X një video të Ramës i cili u drejtohet qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia më 11 Maj nëse nuk ia japin votën PS-së.

Pack i bën thirrje BE-së të reagojë për komentet shqetësuese të kryeministrit shqiptar pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

“Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka lëshuar mesazhe shqetësuese publike: “Nëse nuk më votoni, mos dilni fare nga shtëpia”!

Ndonjë reagim i BE-së?”, shkruan Doris Pack.

 

About Redaksia

Check Also

Televizioni publik polak: Përshkallëzohen protestat në Shqipëri pas skandalit të korrupsionit të zëvendëskryeministres Balluku

Protestuesit në Shqipëri u përplasën me policinë dhe hodhën kokteje molotov drejt zyrës së kryeministrit …