Deklaratave të Ramës se burrat dibranë janë çyrykë, nuk i kanë shpëtuar as shkrimtarit të njohur Agron Tufa, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje dibranëve t’I japin përgjigjen e merituar më 11 maj, ditën kur do të votojnë.
Kundërpërgjigjja më e heshtur dhe fisnike, shkruan shkrimtari Tufa, është që në vend të votës, dibranët më 11 maj, t’i japin Ndoc Rrokun.
Reagimi
Për gjithë ata dibranë, që njëmend ndjehen të fyer në sedrën e “çyryktë” burrnore, po ju sugjeroj një mundësi kundërpërgjigjeje të heshtur e fisnike:
– Jepini në vend të votës, me 11 maj, NdocRrokun!
Përndryshe, çyryk e gjytrym mbetshi!