I penduari i Ndrangheta-s zbulon ministrin shqiptar që bashkëpunonte me mafian

Mafia kalabreze Ndrangheta, ka një të penduar të ri, i cili ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke rrëfyer emra e ngjarje që zbardhin trafikun e drogës, marijuanës, kokainë e hashashit, nga Brazili e Shqipëria drejt Italisë së Veriut e në veçanti rajonit të Piemontes.

I penduari quhet Antonio Guastalegname, 54 vjeç, i arrestuar në kuadër të mega-procesit të emërtuar “Rinascita Scott”, i cili ka vënë nën hetim mbi 350 persona dhe përmban rrëfimet e dhjetëra bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

E këtij megaprocesi i është shtuar ky emër i ri, i cili po bashkëpunon me drejtësinë italiane prej janarit të 2022 dhe ka bërë rrëfime të rëndësishme mbi Shqipërinë.

Në këto rrëfime të fokusuara mbi trafiqet e drogës, ai ka zbardhur lidhjet e bosave mafiozë të Ndranghetas me emra e personazhe të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Në albumet fotografike të shfaqura nga Drejtoria e Antimafias, Antonio Guastalegname ka njohur krahun e djathtë të bosit mafioz të Zungrit, Antonio Giuseppe Accorinti, i cili ka bazën e tij operative në rajonin e Toskanës.

Personi i identifikuar në këtë fotografi, i quajtur Valerio Navarra, sipas rrëfimit të të penduarit Antonio Guastalegname, kishte lidhje të ngushta me elementë shqiptarë.

“Këta të fundit, shkruhet në procesverbalin e rrëfimit të Antonio Guastalegname, kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare. Me sa kujtoj, thotë ai, ky person i korruptuar ishte o Ministri i Drejtësisë, o Ministri i Brendshëm, pra sidoqoftë një pesonazh politik mjaft i rëndësishëm në Shqipëri”.

Këtë informacion, i penduari Antonio Guastalegname, thorë se ia ka dhënë një shqiptar me emrin Eduard o Robert, që sipas hetuesve të antimafias është Robert Lazaj, 50 vjeç.

I penduari Antonio Guastalegname, e ka njohur Robert Lazaj në fotografinë e dëshmuar nga prokurorët italianë duke e identifikuar si personi që prezantohej si familjar i afërt i ministrit të qeverisë shqiptare e që garantonte mbulimin e këtyre trafiqeve.” /Alba Kepi- ORA NEWS

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply