Berisha: Amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve do jetë një nga aktet më të para të qeverisë së ardhshme

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka komentuar në lidhje me një nga masat më të rëndësishme që do të marrë qeveria e ardhshme, duke theksuar se amnistia ndaj gjobave dhe kamatave abuzive do të jetë një nga aktet e para të ekzekutivit të tij.

Ai njoftoi se të gjitha gjobat e vendosura mbi qytetarët para datës 11 maj dhe deri në vitin 1992, përfshirë gjobat dhe kamatat e çdo lloji, do të falen dhe do të bëhen zero.

“Të gjitha gjobat mbi qytetarët, të vendosur para datës 11 maj dhe gjer në vitin 1992, gjoba dhe kamata të çfarëdo lloji, do falen dhe do jenë zero.

Po kështu dhe gjobat e biznesit të vogël.

U garantoj se amnistia për qytetarët, amnistia ndaj gjobave absurde të gjobëvënësve, do jetë një nga aktet më të para të qeverisë së ardhshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Associated Press: Revoltë në Tiranë! Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!

Policia përdori topa uji në përplasjet e së dielës me protestues të opozitës që kërkonin …