Edi Rama është përplasur me një fermer demokrat gjatë një takimi elektoral në Berat, ku i tha: “do ta heq atë fiksimin, po s’ta shkula si tapë”.
Teksa fermeri i kërkoi fjalën, Rama nuk pranoi të ia hapte mikrofonin për shkak se “jam nën presion të madh nga njerëzit që më duan dhe më mbështesin, janë të mërzitur më thonë mua ‘pse merresh ti vetëm me këta’”.
Siç duket Rama i frikësohet kritikave që mund të vijnë nga mbështetësit e opozitës dhe u jep fjalën për të folur atyre që i ka mbledhur vetë për ti thurur lavde e pa u munduar të japë shpjegime për shumë çështje të rëndësishme, një ndër to edhe ndërprerje e fondeve të BE për bujqësinë.
“Ti s’je i joni, lërë mo burrë tani, boll, ohu”, iu drejtua kreu i qeverisë.