Kryetari i PD, Sali Berisha u ka kërkuar qyetatrëve të Borshit që më 11 maj, të ndahen nga kryehajduti Edi Rama dhe shpura e tij.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha tha se, Edi Rama në këtë fushatë zgjedhore të 11 majit ka ardhur em një propagandë vulgare, ku në të vërtetë, vetëm se i fyen shqiptarët.
Ai tha se, unë kam besim se Borshi dhe i gjithë Bregu dhe gjithë Shqipëria më 11 Maj do votojnë për atë projekt, i cili paraqet një mundësi të re për çdo shqiptar.
“Tani, keni një fushatë tjetër. Çfarë ndodh me të? Fushata e tij, le ta quajmë fushata e batutës, se ai ka një kulturë të reduktuar, e tëra i vjen nga realizmi socialist dhe përdor batuta nga ato filmat e kësaj kohe.
Por çfarë fshihet pas batutave të tij?
Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën me qeshë, ndërkohë që të ka futur dorën dhe të ka marrë kuletën.
Mos harroni se pas çdo batute të tij fshihet një akt vjedhje.
Nuk është batuta ajo që krijon vendet e punës. Jo, përkundrazi batuta përdoret për të maskuar mungesën e vendeve të punës.
Nuk është batuta që punëson të rinjtë. Përkundrazi ajo përdoret për të maskuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.
Nuk është batuta që ndihmon pensionistët. Përkundrazi ajo përdoret për të fshehur gjendjen e mjerë në të cilën i ka vendosur.
Ndaj dhe do t’u lutesha qytetarëve të Borshit dhe mbarë Shqipërisë, që kur të dëgjojnë batutat e tij, të kontrollojnë xhepat se diçka u ka vjedhur, në një mënyrë ose në një tjetër”, tha Berisha.