Berisha: Fermerët e Sarandës do të subvencionohen 5 herë më shumë se sa sot!

Gjatë fjalës së tij në Sarandë, kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se, do të 5-fishohen subvencionet për fermerët dhe bujqësinë.

Sipas tij, nga subvencionet askush nuk humbet. ‘Fermerëve të Sarandës u jap fjalë se, do të subvencionohen 5 herë më shumë se sa sot. Po, pse? Sepse përsëri paratë do iu kthehen qytetarëve. Dhe, është e faktuar, nuk humbet kush nga subvencionet në bujqësi. Nuk humbet kush, aspak, përkundrazi.

“Miqtë e mi, Made in Albania është zotimi ynë. Atë që prodhon Saranda, që prodhon Shqipëria, do të jetë e famshme në gjithë botë, do bëhet krenari për ne. Fermerëve të Sarandës u jap fjalë se, do të subvencionohen 5 herë më shumë se sa sot. Po, pse? Sepse përsëri paratë do iu kthehen qytetarëve.

Po pse 5 herë?

Sepse, fermeri i Maqedonisë së Veriut, fermeri i Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, nuk po krahasohem me Greqinë se është vend anëtar i BE-së, se atje është dhe më shumë, por këto subvencionojnë fermerët 5-fishin e asaj që subvencionojmë ne.

Në qoftë se, ne lëmë 32 milionë euro për 400 mijë fermerë, Maqedonia e Veriut jep 230 milionë euro, Kosova 210 milionë euro, Serbia 380 milionë euro, dhe me radhë.

Po ata, si i japin? Ata kanë një parim. Paratë do ua kthesh atyre që ua merr, se ata të gjithë paguajnë taksa, të gjithë paguajnë TVSH.

Dhe, është e faktuar, nuk humbet kush nga subvencionet në bujqësi. Nuk humbet kush, aspak, përkundrazi.

Çfarë ndodhi? Hoqi subvencionet, tani blejmë litrin e qumështit 2 herë më shtrenjtë, blejmë kilogramin e mishit 2 herë më shtrenjtë. Rinia ikën? Jo. Ne do të subvencionojmë dhe do mbrojmë prodhimet tona çdo sezon. Ja, jam këtu, ju jap fjalën. Çdo fermer që do kredi, do të marër kredi të buta. Shteti do paguajë 80% të interesave, përveç subvencionit.

Qeveria do investojë 70 milionë euro në vit kanalizime, kullime, në mbrojtje të tokës. Inpute bujqësore që nuk shiten në vendet anëtare të BE, nuk do mund të shiten kurrë në Shqipëri dhe dhe ai që guxon t’i importojë do dënohet për krime të rënda për këtë shkelje.

Natyrisht, Shqipëria madhështore, të jemi realistë, është Shqipëria e ëndrrës e këtyre djemve dhe vajzave.

Ëndrra e tyre është ëndrra digjitale, duhet ta pranojmë, me të drejtë. Do bëjmë gjithçka me kompani të mëdha, që të shndërrohet në një epiqendër të fuqishme rajonale të inteligjencës artificiale, internetit 3, data qendrave, blockchain dhe kriptomonedhave, digjitalizimin më të thellë. Në këtë mënyrë ne, ecim me projektin tone”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …