Kreu i PD Gjirokastër: Fitorja e PD më 11 maj një domosdoshmëri! Do t’i japim fund errësirës!

Në takimin e Partisë Demokratike për prezantimin e kandidatëve për qarkun Gjirokastër, kryetari i degës, Eri Shehaj, u shpreh me tone të forta për domosdoshmërinë e ndryshimit. Ai deklaroi se fitorja e PD më 11 maj është një nevojë jetike për vendin dhe për të ardhmen e tij.

Sipas Shehajt, qarku i Gjirokastrës po përballet me një situatë të rëndë, ku shpopullimi, papunësia dhe rënia e arsimit e shëndetësisë po thellohen dita-ditës. Ai theksoi se të rinjtë po largohen për mungesë shprese dhe mundësish, ndërsa ekonomia lokale është në krizë

“Sot në këtë atmosferë të jashtëzakonshme po përcjellim mesazhin e fuqishëm të fitores së Partisë Demokratike në çdo cep të qarkut Gjirokastër.

Një fitore që nuk është vetëm dëshirë por një domosdoshmëri për vendin tonë, për të ardhmen e vendit tonë, një fitore që do të vijë më 11 maj.

Sot Gjirokastra edhe i gjithë qarku ynë përballen me një situatë dramatike.

Qarku ynë është një ndër më të shpopulluarit në Shqipëri. Të rinjtë po largohen çdo ditë për mungesë mundësish, për mungesë shprese. Ekonomia lokale po rrenohet, fshatrat tona po boshatisen, arsimi po rrenohet, numri i nxënësve në shkolla po bie ndjeshëm dhe me këtë ritëm, zonat rurale s’do kenë më as shërbim arsimor.

Shëndetësia është në gjendje alarmante, pa mjekë të specializuar, pa pajisje, qytetarët detyrohen të marrin rrugën drejt Tiranës për të marrë ndihmën më minimale.

Pensionistët i tallim me ndihma simbolike ndërsa turizmi që dikur premtonte sot është pakësuar më shumë se gjysma. Por kjo errësirë po shkon drejt fundit, Partia Demokratike vjen me një program të qartë, realist dhe të drejtë.

Taksë e thjeshtë dhe politikë fiskale që nxisin investimet, rritje të pagave dhe të pensioneve, subvencione reale dhe mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë.

Detyra jonë është e qartë, të trokasim në çdo derë, të flasim me çdo qytetar, me apo pa parti dhe të ndajmë me ta programin e Shqipërisë madhështore.

Qytetarët e Gjirokastrës nuk frikësohen nga qeveria, ata kanë vendosur, jo dhe jo”, tha Shehaj.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …