Tritan Shehu: PD gati për fitoren! Qeveria e ka braktisur jugun, opozita sjell shpresën!

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputet, tha se ndryshimi është afër dhe se Gjirokastra po bëhet simboli i këtij transformimi politik e shoqëror.

Shehu akuzoi mazhorancën për shkatërrimin e institucioneve, rrënimin e arsimit, shëndetësisë dhe për braktisjen e rinisë. Ai denoncoi, veçanërisht, atë që e quajti “plaçkitje të mjedisit dhe trashëgimisë natyrore” nga Mirela Kumbaro, duke e cilësuar një simbol të keqqeverisjes në jug të vendit.

Tritan Shehu: Mirëmbrëma Gjirokastra!

Mirëmbrëma Tepelena, Përmeti, Dropulli, Libohova, Memaliaj, Këlcyra…

Mirëmbrëma të gjithëve.

Mirëmbrëma në këtë festën e fitores, festën e ndryshimit, ku Gjirokastra pa dyshim po jep sinjale të forta të asaj që presin të gjithë, në gjithë Shqipërinë.

Fitore!

I nderuar lideri ynë, profesor Sali Berisha!

Mirësevini në tokën e vlerave, në zemrën e Shqipërisë së Jugut, në Gjirokastër. Kjo tokë ka lindur dijetarë, luftëtarë, burra shteti dhe gra me dinjitet.

Kjo është Gjirokastra jonë, krenaria historike, qarku i traditës, kulturës, i njerëzve të mençur dhe punëtorë. Një thesar kombëtar me pasuri natyrore, me lumenjtë e saj, me Vjosën e egër dhe pyjet që flasin historinë.

Por çfarë ka ndodhur në këto vite nën qeverisjen e këtij sekti të korruptuar. Qarku ynë po zbrazet. Rinia po ikën, fshati po shuhet, arsimi është në kolaps, shëndetësia është në agoni, ekonomia është në mjerin.

Tërmeti i vërtetë në këtë qark nuk është ai i natyrës por është tërmeti i korrupsionit dhe injorancës. Njeriu që trajton bashkinë si pronë private, që ka betonuar gjithçka, që ka kthyer administratën në çerdhe klientelizmi-interesi.

Por kush është simboli tjetër i shkatërrimit të qarkut tonë?

Mirela Kumbaro, lubia e pseudomjedisit që e trajton mjedisin si plaçkë tregu. Ajo e  ka shkatërruar parkun kombëtar të Vjosës që e quajnë Lumi i fundit i egër në Europë.

Kanë asgjësuar pyje shekullorë, pasuri të rralla brez pas brezi, që u trashëguan me vendime të fshehta. Ajo Lubie e përdori për vendime politike dhe financiare, sikur të ishte plaçë e saj, çiflig i saj, sikur të ishit bujkrobërit e saj.

Por kjo qeveri nuk ndalet vetëm me natyrën. Ajo i ka shpallur luftë vlerave të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Këta në emër të një populizmi të majtë me shpejtësi deshën t’u mësonin fëmijëve tanë se nuk ka më nënë dhe baba, por prindi 1 dhe prindi 2. Deshën të shkatërronin familjen tonë të shenjtë, burrë dhe grua dhe me shpresë fëmijët.

Kjo nuk është Shqipëri, ky është ç’kombëtarizim. Ky është sulm ndaj identitetit, ndaj kulturës, ndaj familjes shqiptare që është themeli i shoqërisë sone. Prandaj e zhveshën qarkun tonë nga institucionet.

Shkatërruan dhe universitetin, simbol të qytetit për ta zëvendësuar me një kotec online të paligjshëm dhe si një makinë parash korruptive.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …