Kandidatja për deputetet e PD në Tiranë, Erisa Bajaziti ka komentuar qëndrimet e qeverisë shqiptare e cila pasi ka shpopulluar vendin kanë vendosur të sjellin në Shqipëri të gjithë atë emigrantë të paligjshëm dhe të rrezikshëm që depërtohen nga vende si Italia apo ndonjë tjetër që pret të firmosë marrëveshjen.
Bajaziti në bisedë me moderatorin Flavio Qarri në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv tha se, Gjadri është një fakt, por përballë Gjadrit në kemi një realitet të hidhur shqiptar.
Do nisesha nga artikulli që pamë në insert. Çdo lajm ne duhet ta shohim me kriticizëm derisa jemi përpara faktit. Por siç e theksuat edhe ju Gjadri tashmë është një fakt. Ndërkohë në presim një vizitë sipas artikullit të kryeministrit britanik dhe mendoj se është çështje javësh për ta konfirmuar nëse ai do të jetë apo jo realisht në Tiranë. Unë shoh një sërë problemesh. Pyetja është se çfarë do të diskutohet në takim.
Pse vjen zoti Starmer në Tiranë. Pse vjen direkt mbas zhvillimit të zgjedhjeve këtu në Shqipëri dhe çfarë do të jetë në tryezën e bisedimeve. Kjo do të jetë pyetja kryesore. Përderisa artikulli flet për problematikën e emigrantëve atëherë duhet të shikojmë disa elementë. Gjadri është një fakt, por përballë Gjadrit në kemi një realitet të hidhur shqiptar.
Pra emigrimin e qytetarëve shqiptarë që janë duke u larguar nga vendi për një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian, apo diku tjetër. Problemi qëndron se, Shqipëria duke qenë një vend me problematike të mëdha, duke i detyruar shqiptarët të largohen për shumë arsye. Arsye politike, arsye ekonomike, arsye sociale.
Është diçka personale, pse një shqiptar largohet në një vend tjetër. Por çfarë ofron Shqipëria për emigrantët e huaj që vijnë në këtë vend. Kemi ne kapacitetet për t’i mirëpritur. Por problem më i madh është çfarë ndodh me proporcionin me popullsinë e Shqipërisë.
Pra ne jemi duke larguar shqiptarët. Pikërisht sepse ne jemi duke shkatërruar këto balancat të popullsisë shqiptare ne vendin tonë. Ne jemi duke pritur emigrantë, por a kemi ne politika apo kapacitete ekonomike për t’i mirëpritur këta njerëz dhe për t’i trajtuar e kuadrin e te drejtave të njeriut”, tha Bajaziti.