CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Studenti: E kanë kthyer mjekësinë në motorr parashë! Duhet ta ndalojmë këtë çmenduri!

Gjatë takimit të kryetarit të PD, Sali Berisha me studentët e Mjekësisë, studenti i stomatologjisë, Julian Sharka ka theksuar se, si studentë, ata nuk janë të frikësuar dhe se nuk do të tremben kurrë nga terrori masiv dhe presioni i pushtetit që e ushtron ndikimin e tij në institucionet arsimore.

Ai tha se, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë, një ndryshim që e kërkojnë ata, si brezi i ri, dhe që ka për synim largimin e këtij sistemi të sëmurë që ka zaptuar vendin prej shumë vitesh.

“I nderuar doktor, në radhë të parë, faleminderit që mundësuat këtë takim, ku ne tregojmë si studentë që nuk kemi frikë dhe nuk i trembemi kurrsesi as terrorit masiv, as presionit që bën pushteti në çdo institucion arsimor.

Kolegët, studentët e tjerë folën gjatë për problemet tona në universitetin e Mjekësisë, ndërsa unë do të them se ju, si mjek në profesion, keni një detyrë madhore dhe profetike për ta larguar dhe shporrur, jo vetëm sëmundjen mavi, por edhe mortjen e kuqe që ka zaptuar Shqipërinë që prej 8 nëntorit të ’41 dhe ju e dini mirë për çfarë po flas.

Ata e kanë gjetur mjekësinë si një motor për të xhiruar sa më shumë para, dhe tani na lind e drejta të ndalojmë këtë të çmendur. Një i çmendur mund ta çmendë një vend, por ne jemi këtu. Prandaj, Shqipëria madhështore nuk është një utopi, por është një realitet. Programi i PD nuk është se kemi shpikur rrotën, është një program normal i bazuar në shtetet anëtare të BE-së.

Tani do të thosha se në Shqipërinë tonë të vuajtur, mjeku ka atë syrin që është si gjysmë perëndim, dhe vërtet i tillë është, sepse çfarë ka mjekësia në thelb është humanizmi dhe njerëzimi. Siç e përmendët edhe ju, këta kanë bërë krime njerëzore më keq se regjimet më të këqija të shekullit 20.

Mjeku, që ka detyrë të shërojë pacientin, këta e strapacojnë, e torturojnë; nga një qendër në rreth, do të detyrohet të vijë në Tiranë dhe për këtë planifikim duhet ta bëjë një muaj para.

Ne na lind e drejta ta bëjmë Shqipërinë Madhështore, sepse jemi fytyra e re e Shqipërisë”, tha studenti Sharka.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fasonët janë prodhim, punësim dhe krenari kombëtare! Situata e vështirë do të marrë fund më 11 maj

Në një takim pranë një fasonerie në autostradën Tiranë-Durrës, lideri i opozitës, Sali Berisha, përgëzoi …