Berisha: Punonjësit janë në presion të madh nga drejtorët patronazhistë, e dënoj këtë klimë terrori!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, punonjësit janë në presion të madh nga drejtorët patronazhistë. Ai tha se, e dënoj këtë klimë terrori që mbillet sot në administratë.

“Unë e bëj me shumë sinqeritet atë dhe u them ju se ka qindra e mijëra punonjës që refuzojnë të bëhen pjesë e shtetit elektoral dhe qëndrojnë si punonjës të shtetit dhe unë i përgëzoj ata.

Ata janë në presion të madh nga drejtorët patronazhistë, ata vëzhgohen, janë në survejim dhe unë e dënoj këtë klimë terrori që mbillet sot në administratë.

Të dhënat i kam shumë të sakta, jo nga një, por nga një numër i madh institucionesh.

Nuk ka diskutim se ata që zbatojnë ligjin janë një pasuri kombëtare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjyqi i Bolinos për vjedhjen e pasurisë publike, Gjykata e Tiranës e kalon çështjen tek GJKKO

Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim të ndërmjetëm për të shpallur moskompetencën në gjykimin …