Shifrat, për kë do të votojnë pensionistët?

Irena BEQIRAJ

Për kë do të votojnë pensionistët?

Pensioni mesatar ne Shqipëri në 2020 ishte 14,974 lekë.

Pensioni mesatar në Shqipëri në 2025 është 19, 092 lekë

Rritja e pensionit mesatar rezulton 27.5%.

Rritja e cmimeve të ushqimeve edhe pijeve joalkolike ne mars 2025 krahasuar me 2020 është plot 37.4% .

Pra cmimet e ushqimeve janë rritur me 37.4% ndërsa pensioni 27.5%.

Të ardhurat dytesore te pensionistëve janë dërgesat nga jashtë.

100 euro te derguara nga djali emigrat vlenin 12, 376 lekë ne 2020 . 100 euro te dërguara në 2025 vlejnë mesatarisht 9,980 lek, pra 25% më pak.

Pra nga 2020 deri ne 2025 vlera e dërgesave nga jashtë është ulur me 25% ndërkohë që cmimet janë rritur me 37. 4 %.

Edhe pse pensionisti eshte varfëruar duke u krahasuar me 2020 (nuk po shkoj tek 2013) nuk e di pse akoma më mundon pyetja :Për kë do te votojnë pensionistët?

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …