Edhe një nga ushtarët e bindur dhe të paguar nga Soros e pranon se “non grata” e Blinken ndaj Berishës do të hiqet. Fred Abrahams thotë se kompania lobuese “Continental Strategy” mund ta bëjë këtë.
Continental punëson një listë lobistësh me lidhje me Trump-world, përfshirë Katie Wiles, nëna e së cilës është shefe e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.
Continental Strategy ka gjithashtu lidhje të thella me figurat e administratës Trump, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili ka fuqinë për të hequr Berishën nga lista e zezë.
Fred Abrahams, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, ka komentuar lidhur me këtë kontratë lobimi.
“Përtej zgjedhjeve të 11 majit, një qëllim kryesor është padyshim heqja e Sali Berishës dhe familjes së tij nga lista e personave të padëshiruar në SHBA.
Me lidhje me Susie Wiles, Rubio dhe të tjerë, kjo kompani lobuese mund ta bëjë këtë”, shkruan Abrahams në një prej postimeve në X.