Vrasje në Shkodër, turisti ther me thikë bashkëjetuesen dhe qëllon edhe veten

Një vrasje është regjistruar këtë të premte në qytytin e Shkodrës. Nga informacionet paraprake mësohet se kemi të bëjmë me një krim në familje.

Burime bëjnë me dije se një turist ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëjetuesen dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe veten, teksa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gjuhadol” në afërsi të Pedonales.

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një turist amerikan i identifikuari si Brandon Saporito masakroi bashkëjetuesen me mjet prerës dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Policia bën me dije se Saporito ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …