Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka dënuar klasifikimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si “parti ekstremiste e krahut të djathtë” nga inteligjenca vendase, duke i bërë thirrje vendit të ndryshojë kursin.
“Gjermania sapo i dha agjencisë së saj të spiunazhit kompetenca të reja për të mbikëqyrur opozitën. Kjo nuk është demokraci – është tirani e maskuar”, shkroi Rubio në platformën X.
“Ajo që është vërtet ekstremiste nuk është AfD popullore, e cila zuri vendin e dytë në zgjedhjet e fundit – por politikat vdekjeprurëse të establishmentit për imigracionin me kufij të hapur, të cilat AfD i kundërshton”, tha ai.
“Gjermania duhet të ndryshojë kursin”, shtoi Rubio.
Sipas vlerësimit të fundit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës s’ka më dyshim se partia AfD është në tërësi ekstremiste e djathtë dhe jo vetëm në lande të caktuara por në të gjithë Gjermaninë.
Deri tani AfD-ja klasifikohej në nivel federal si “e dyshuar për ekstremizëm të djathtë” dhe ishte nvn mbikvqyrjen e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.