Gjekmarkaj shprehet se ngjarja është një akt i rëndë kriminal, ku shton mes të tjerash, se në këtë ngjarje është lënduar edhe një qytetare krejt e pafajshme.
“Plagosja e pesë personave në qytetin e Laçit është një akt i rëndë kriminal që dëshmon pasigurinë e jetës dhe rrezikun real që paraqesin personat e armatosur që lëvizin lirshëm nëpër qytete. Një zonjë e pafajshme që shet qirinj në rrugë për bukën e gojës u qëllua nga plumbat. Kjo situatë është e pafalshme dhe tregon dështim serioz të strukturave të rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme.
U bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje, duke garantuar sigurinë dhe rendin për qytetarët”, deklaron Gjekmarkaj.
Gazeta RD