Gjatë fjalës së mbajtur në Tropojë, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar dhe mesazhin e një biznesmeni shqiptar nga Napoli, i cili është shprehur se bashkë me 100 punonjësit e tij shqiptarë do të vijë të votojë në 11 maj.
“Sot, një biznesmen nga Napoli më dërgonte një mesazh. Doktor thoshte, kam një sipërmarrje këtu, kam 100 punëtorë, kam prenotuar 2 autobusë, do vij bashkë me ta të votoj më 11 maj. Por unë, pas fitores dua të rikthehem.
Dy rreshta i shkrova: 5 vjet, pa asnjë taksë. Je i mirëseardhur!
Jo vetëm kaq. Po do ketë kredi për strehim. Do ketë kredi të buta për biznes. Do paguajmë çdo çmim për ta rikthyer kombin në rininë e tij. Për këta fëmijë, për këta të rinj. Do bëjmë gjithçka të shkollohen në shkolla më të mira. Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Mësuesit do kenë rrogë minimale 1500 euro. Shkollat do të digjitalizohen tërësisht”, tha Berisha.